Hoti reagon për raportimin me dyer të mbyllura të ZRRE-së: Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmit se raportimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Komisionin për Ekonomi do të bëhet me dyer të mbyllura për mediat.

Lajme

23/05/2022 11:27

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka pyetur pse po ndodh kjo dhe pse publiku duhet të privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike, shkruan lajmi.net.

“Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet. Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas Ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se vendimin i ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të energjisë gjatë krizës energjetike në Kosovë, e ka anuluar Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Postimi i plotë i Hotit:

Përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?!

Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?!

Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?!

Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet.

Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat. /Lajmi.net/