Hoti reagon pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të MCC-së për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.

Lajme
Ai me anë të një postimi në Twitter e ka mirëpritur këtë vendim të MCC-së, shkruan lajmi.net.
“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar Hoti.
Ndryshe, MCC më herët bëri të ditur se do ta vazhdojë programin e saj në Kosovë pas vendimit për heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. /Lajmi.net/
Republic of #Kosovo welcomes the @USAGov Millenium Challenge Corporation decision to unlock its funds and resume implementing the threshold program and developing the proposed compact program in Kosovo. #QeveriaHoti #RKS
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 6, 2020