Hoti reagon pas vrasjes së 36 vjeçarit në kazino, ka edhe një kërkesë për Kuvendin e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas vrasjes së një 36 vjeçari në një kazino në periferi të qytetit të Lipjanit.

Lajme

20/03/2019 23:00

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet që urgjent të të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Ka thënë se Kuvendi duhet të hedhë poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik.

Më poshtë postimi i plotë i Hotit:

Sonte nje i ri qenka vrare ne Lipjan ne kazino. Ngushellimet me te thella familjes dhe miqve te tij. Kjo eshte nje dite zie tjeter per Lipjanin, pas aksidentin tragjik ne Duhel, dhe per gjithe Kosoven.
Kuvendi i Kosoves duhet urgjent te shpall te jashteligjshme te gjitha kazinot dhe lojerat e fatit.
Kuvendi duhet te hedh poshte edhe iniciativen e Qeverise qe parasheh zhvillimin e lojerave te fatit e kazinove, si mundesi per punesim e te ardhura dhe zhvillim ekonomik.