Hoti: Qeveritarët për dinarin nuk deshën të dakordohen në Prishtinë, por pranojnë të diskutojnë në Beograd

Nesër do të mbahet takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit. Këtë e ka bërë të ditur sot Bashkimi Evropian, ku u tha se do të zhvillohet në formatin e zakonshëm të dialogut shkruan lajmi.net. Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme nga zyrtarë të vendit, e ndër ta ka…

Lajme

26/02/2024 16:47

Nesër do të mbahet takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së dinarit.

Këtë e ka bërë të ditur sot Bashkimi Evropian, ku u tha se do të zhvillohet në formatin e zakonshëm të dialogut shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të ndryshme nga zyrtarë të vendit, e ndër ta ka reaguar edhe Avdullah Hoti.

Rreth kësaj çështjeje ai tha se Kosova u kritikua për vendime të pakoordinuara, ku përveç Kinës e Rusisë, kemi pasur kritika edhe nga aleatët tanë, të cilët kërkuan një koordinim në Prishtinë, të cilën zyrtarët përkatës nuk e kishin pranuar.

“Qeveritarët e ndritur të Kosovës nuk deshën të arrijnë dakordim në Prishtinë me aleatët. Por pranojnë që këtë çështje ta diskutojë me Serbinë në Bruksel në kuadër të dialogut” ka thënë Hoti.

“Mund t’i thuash jo dialogut në Bruksel për dinarin, por pastaj nuk mundesh.” , ka shtuar më tutje ai. /Lajmi.net/