Hoti: Për ta mbuluar keqmenaxhimin, po e hapin temën e shamive në shkolla

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti duke iu referuar reduktimeve të fundit të energjisë elektrike ka reaguar përmes rrjetit social facebook. Hoti ka thënë se, fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ai mes tjerash është shprehur se, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin…

Lajme

15/08/2022 10:04

Ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti duke iu referuar reduktimeve të fundit të energjisë elektrike ka reaguar përmes rrjetit social facebook.

Hoti ka thënë se, fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999.

Ai mes tjerash është shprehur se, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.

“Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa. Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore. /Lajmi.net/