Hoti për mungesën e Kurtit në Samit: Ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë pretekst për të ikur nga ky takim

Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas mungesës së Albin Kurtit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë. Ai ka thënë se mungesa e Kurtit nuk arsyetohet dhe asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme për Qeverinë se ky Samit, shkruan lajmi.net. “Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk…

Lajme

29/02/2024 14:08

Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas mungesës së Albin Kurtit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë.

Ai ka thënë se mungesa e Kurtit nuk arsyetohet dhe asgjë nuk mund të jetë më e rëndësishme për Qeverinë se ky Samit, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka asnjë arsyetim pse Kosova nuk është e pranishme në Tiranë në Samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Nuk ka agjendë më të rëndësishme për Qeverinë se ky samit, përveç ndonjë emergjence kombëtare. Jam i sigurt se ligjëratat nëpër Irlandën Veriore janë vetëm pretekst për të ikur nga ky takim”, ka shkruar Hoti.

Ai ka shkruar se Samiti në Tiranë është një mundësi e mirë për të prezantuar nevojat dhe projektet, si dhe për të bërë konsultimet e nevojshme me partnerë.

Sipas Hotit aty është vendi për të insistuar dhe avokuar për zhbllokimin e 300 milionë eurove për projekte për shkak të masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Sipas Komisionierit për Zgjerim, Oliver Varhelyi, plani i BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor është konceptuar në Tiranë. Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovës do të duhej të bënte konsultime të ngushta me Qeverinë Rama përpara këtij samiti”, ka shtuar ndër të tjera Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: