Hoti për masat e reciprocitetit të vendosura nga Kurti: Do t’i heqim të gjitha pengesat për dialogun me Serbinë

Kryemistrit të Kosovës, Avdullah Hotit ka komentuar masat e reciprociteti të vendosura ndaj Serbisë nga ish kryeministri Albin Kurti.

Lajme

04/06/2020 21:03

Por për këto masa Hoti ka thënë së shpejti do t’i largojë që t’i hap rrugë dialogut me Serbinë.

“Ne do të heqim të gjitha pengesat për dialogun”, ka thënë ai në RTK.

Hoti u shpreh se heqja e masave të vendosura nga Qeveria Kurti janë një shanse për dialogun, por ai po ashtu u shpreh se nëse nuk ka rezultate të mira gjatë dialogut atëherë do të vendosën përsëri masat.

“Do t’i japim shansë dialogut, nëse dialogu nuk jep rezultate kemi mbështeten e partnerëve tanë që të vendosen të gjitha masat e reciprociteti. kemi dakordim edhe me partnerët e koalicionit, e kemi diskutua, së shpejti sepse nuk mund të jap data”, ka thënë ai.