Hoti pas videokonferencës për dialog u drejtohet qytetarëve, a do të flas edhe për gjendjen e jashtëzakonshme 

Sot ka filluar takimi virtual për dialogun Kosovë-Serbi. Takimi mbahet nëpërmjet videolidhjes sipas njoftimit të EEAS dhe ka filluar në ora 10:00.

Lajme

12/07/2020 10:47

Në këtë videolidhje marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina.

Diskutimet sipas njoftimi të EEAS pritet të përfundojnë në ora 15:00. Ndërsa, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të dal para mediave me një konferencë për media që do të fillojë nga ora 16:00.

Po ashtu, Hoti sot do të mbajë takim me komitetin e menaxhimit të pandemisë, ku do të vendos se a do të shpallet ose jo gjendja e jashtëzakonshme.

Nuk dihet nëse në këtë konferencë Hoti do të propozojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Konferenca mbahet në oborrin e Qeverisë. /Lajmi.net/