Hoti: Partitë politike kanë një “vrap të çmendur” për të arritur në pushtet
Krijimi i një reforme zgjedhore sipas Rexhep Hotit nga Partia Demokratike e Kosovës, do të duhej të ndodhte në bazë të një marrëveshje nga të gjitha partitë politike.
Lajme
Hoti në emisionin “Përballje” ka thënë se të gjitha partitë politik kanë një “vrap të çmendur” për të arritur në pushtet.
Ai ka theksuar se klasa politike në Kosovë duhet të mësohet të komunikoj për çështjet serioze në mënyrë shumë serioze dhe në çështjen kur dëshiron që të shkojë në zgjedhje ta bëjë në mënyrë të pjekur.
Sa i përket reformës zgjedhore, Hoti ka theksuar se është bërë më shumë nevojë sesa vullnet politik.
“Reforma mund të implikojë edhe ndryshimet Kushtetuese dhe jo që duhet vetën një konsensus nacional në rrafshin e subjekteve politike por duhet një konsensus nacional për të gjithë komunitetet dhe duhet të rishqyrtohen disa çështje si, pragu zgjedhor, institucioni i presidentit çështja e zonave etj”, tha ai.