Hoti paralajmëron mbledhje të përbashkët me Maqedoninë e Veriut tregon pikat për t’cilat u dakorduan me Zaev

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë dakorduar për disa pika.

Lajme

25/10/2020 15:17

Ndër të tjerash ai tha se me Zaev ranë dakord për pikën e përbashkët kufitare, në të cilën lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu deklaroi se janë dakorduar edhe për gazsjellësin Shkup-Prishtinë.

Hoti shtoi se këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Postimi i plotë:

Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:

– Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,

– Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,

– Rrugën Prizren-Tetovë,

– Qendër të përbashkët skijimi.

Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. ?????./Lajmi.net/