Hoti në Kuvendin e Shqipërisë, pritet nga Ruçi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në vazhdën e takimeve te tij në Tiranë u takua edhe më kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Lajme

03/07/2020 14:25

Shefi i ekzekutivit po vazhdon aktivitetet e tij të punës me krerët institucional të Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Pas këtij takimi të dy udhëheqësit nuk do të prononcohen për medie.

Me tej, kryeministri Hoti do takoi edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.