Nga aty, Hoti ka sjellur një mesazh nga takimi që ka pasur me simpatizantë dhe struktura të partisë në këtë komunë.
“Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet!”, ka shkruar Hoti.
Ai ka premtuar se do të përkrahin bizneset sepse sipas tij janë shtyllë e rëndësishme për ekonominë e vendit.
Postimi i plotë:
Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet!
Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.
Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike.
Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Zoti e bekoftë Klinën!
Zoti e bekoftë LDK-në!. /Lajmi.net/