Hoti-ministrit Murati: Me sa fytyrë del e thu Kosova u shkatërru për 20 vite? Në një vend me 13 mijë të vrarë

Në Kuvendin e Kosovës para deputetëve sot u deklarua edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. Ndër të tjerash Murati u deklarua edhe për problemet në Kosovë , derisa foli edhe për buxhetin 2025. Ndërsa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka replikuar duke e pyetur ministrin se “si ka fytyrë” të flasë ashtu. “Është problematike me…

Lajme

11/11/2024 12:23

Në Kuvendin e Kosovës para deputetëve sot u deklarua edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndër të tjerash Murati u deklarua edhe për problemet në Kosovë , derisa foli edhe për buxhetin 2025.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka replikuar duke e pyetur ministrin se “si ka fytyrë” të flasë ashtu.

“Është problematike me debatu me këtë person sepse ky debaton me fanatizëm dhe s’është i interesum për të vërteta. Ky me fanatizëm i mbron pozicionet e veta. Vazhdon me atë propagandën e poshtër këtu, me sa fytyrë del në foltore edhe thu njerëzve që u shkatërru Kosova që 20 vite? Me 13 mijë njerëz të vrarë, e njerëz pa gjymtyrë e me shtëpi të shkatërrume, e shkolla e rrugë ti thu u shkatërru Kosova gjatë 20 viteve? Kur i shtron këto në foltore të Kuvendit s’ka vend për debat aty sepse humbet argumenti politik”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu e pyeti Muratin se si mund t’i quajë bizneset kontrabandës.

“Si mundesh ti me i quajt krejt bizneset e Kosovës që kanë bërë kontrabandë në të kaluarën, pra 2 miliardë euro të paregjistruara në të kaluarën, ti po i regjistron? M sa moral politik e personal flet kështu. Nëse paskemi pengu tek Fondi Sovran, pse s’e bërë Bankën Zhvillimore, pse s’e ndërtuat aeroportin në Gjakovë? Pse jo urën tek Badoci? Pse jo 160 çerdhe, kush ju ka ndalë? Pse s’i keni bë këto?”,shtoi ai./Lajmi.net/