Hoti merr telegram urimi nga kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë telegram urimi nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte.

Lajme
Conte në këtë telegram është shprehur i sigurt në bashkëpunimin mes Italisë dhe Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës”, thuhet aty.
Letra e plotë:
I dashur Kryeministër,
Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.
Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.
Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.
Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.
Giuseppe Conte,
Kryeministër i Italisë. /Lajmi.net/