Hoti: LDK s’ka kandidat për president e as vija të kuqe, ato i vendosin vetëm qytetarët

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka theksuar se për koalicione pasa zgjedhore do të diskutojnë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajme

15/01/2021 22:23

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në “Argument Plus” në Rtv 21 tregoi se a ka LDK-ja ndonjë opsion për koalicon pas zgjedhor.

“Për koalicione pas zgjedhor do falim pas zgjedhjeve, nuk kemi vija te kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët”, tha Hoti ndër të tjera.

Hoti nuk e përjashton mundësinë e ndonjë koalicioni paszgjedhorë as më Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tutje tha se për LDK-në është e rëndësishme çfarë do koalicioni që e bëjnë pas zgjedhje të bëhet mbi bazat e programit të tyre.

Hoti thotë se kjo parti nuk ka kandidat për president.

Ai thekson se presidenti do të zgjidhet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Në këtë garë kemi hyrë për ulëse në Kuvendin e Kosovës edhe kemi nominuar kandidatin tonë për kryeministër”, thotë Hoti.

“Nuk është garë për president”, tha Hoti për RTV21.

“Pasi të konstituohet Kuvendi duhet të bëhen bashkë 80 deputetë për të zgjedhur edhe presidentin e vendit’, shtoi ai.

Hoti po ashtu ka kërkuar debat publik me kundërshtarët e tij.

“Jam i gatshëm  dhe e kërkoj e kam kërkuar nga fillimi, nga fillimi që e kam marrë besimin  nga LDK-ja për të qenë kandidat për kryeministër e kam bere te qarte se duhet te ballafaqohemi para qytetareve”, ka thënë Hoti.

Hoti komentoi edhe vendimn e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për të garuar bashkë në zgjedhje.

Hoti tha se Osmani me lëvizjen e djeshme e ka mbyllur të ardhmen e saj politike, pasi që sipas tij ajo më herët ka deklaruar se të ardhmën e saj politike e sheh në LDK.