Hoti kritikon Qeverinë: Asgjë e re në “Strategjinë energjetike 2022-2031”
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me çështjen e strategjisë energjetike 2022-2031. Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se vetëm i kemi humbur dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë, ndërsa tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”. “I humbën dy vite me anulimin…
Lajme
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me çështjen e strategjisë energjetike 2022-2031.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se vetëm i kemi humbur dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë, ndërsa tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”.
“I humbën dy vite me anulimin e projektit të gazit me amerikanë. Tani u kthehen projekteve të nisura nga “regjimet e kaluara”, përfshirë: (1) termocentralin me gaz, (2) Bursën Energjetike me Shqipërinë, apo (3) integrimin e rrjetit energjetik me rajonin.”, thuhet në reagimin e Hotit.
Tutje, Hoti ka theksuar se objektivat në këtë strategji janë shkruar sikur për fletushka promovuese për kursim të energjisë, e jo objektiva për strategji shtetërore ku tregohet: sa do rriten kapacitet, sa do të kushtojnë investimet dhe si do të mbulohen ato investime./Lajmi.net/