Hoti: Jemi të vendosur për ta bërë Kosovën shtet
Në postimin e tij të parë në Facebook si kryeministër i vendit, Avdullah Hoti ka treguar për aktivitetet e tij të para në këtë post.

Lajme
Ai në Facebook ka publikuar fotografi nga vizitat e tij në Prekaz dhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shkruan lajmi.net.
Ka thënë se është i vendosur në jetësimin e porosive të “prijësve”, për të bërë siç ka thënë ai Kosovën shtet.
Postimi i plotë:
Në ditën e parë të punës në postin e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, bashkë me anëtarët e kabinetit kemi bërë vizita te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe tek familja e Jasharajve në Prekaz.
Jemi të vendosur ta jetësojmë amanetin e prijësve tanë dhe atyre që dhanë jetën, për ta bërë Kosovën shtet. /Lajmi.net/