Hoti i kërkon Haradinajt që deputetët e tij ta votojnë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka ftuar AAK-në që të votojë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës.

Lajme

26/02/2019 21:47

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj, që t’i udhëzojë deputetët e partisë së tij që ta votojnë rezolutën për Integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hoti ka bërë të ditur se të enjten në seancën e Kuvendit do të jetë pikë e rendit të ditës edhe kjo rezolutë e opozitës.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Argumentohet gjeresisht nga analiste te respektuar se z.Haradinaj, permes mbajtjes ne fuqi te takses 100%, e ka parandaluar arritjen e nje marreveshjeje me Serbine, e cila mund te perfshinte korrigjimin e kufirit dhe, rrjedhimisht, cenimin e integritetit territorial te Kosoves.

Por, me lejoni te perkujtoj te gjithe per nje fakt. Rezoluta e opozites, e dates 4 shtator 2018, me nje pike te vetme ku thuhej se “Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe askush, e as Presidenti i vendit, nuk mund te dialogoje per territorin e Republikes se Kosoves” nuk u votua nga AAK dhe Nisma, edhe pse publikisht u paten deklaruar se e mbeshtesin.

Pasneser, ne seancen e radhes, kjo rezolute eshte ne rend dite. Nese z.Haradinaj e ka seriozisht, atehere duhet t’i udhezoje deputetet e AAK-se te votojne kete rezolute. Eshte kaq e thjeshte. /Lajmi.net/