Hoti: Garancioni për 51 autobusët e Komunës duhet të marrë aprovim në Kuvend (Video)

Avdullah Hoti ka thënë se çështja për trafikun urban në komunën e Prishtinës, dëshiron një garancion shtetëror, e për ta lëshuar këtë kanë nevojë për aprovim nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme

16/05/2016 13:38

Për më tepër Hoti thotë se i vjen keq që është krijuar ky perceptim i panevojshëm në publik për këtë çështje, raporton lajmi.net

I pyetur se çfarë po ndodh në mes Ministrisë së Financave dhe BERZH-it për nënshkrimin e kontratës për tu pajisur me autobusë Hoti ka thënë, për dhënien e garancionit financiar duhet aprovim nga Kuvendi.

“Komuna e Prishtinës kërkon garancion shtetëror për kredinë që dëshiron ta marrë për trafikun urban dhe për blerjen e autobusëve. Ligji për borxhet publike është mjaft i qartë në kërkesat që ka, por pë të lëshuar këtë garancion nga ana e qeverisë duhet një vendim i kuvendit të komunës, me të cilin komuna pajtohet se në rast se trafiku urban nuk arrin të kthejë kredinë, atëherë ministria e financave dhe qeveria mund të tërheq mjetet drejt për drejtë nga buxheti i komunës së Prishtinës”.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo është një kërkesë ligjore e jo diskrecion i Qeverisë e as i Ministrisë së Financave.

“Unë ju garantoj se këtë çështjen nuk do ta lë në vullnet të kryetarit, por për hir të qytetarëve të Kosovës do ta qojmë këtë projekt vetë deri në fund bashkë me kuvendin komunal të Prishtinës”, shtoi ai.

Ky garancion duhet të votohet në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e votave, edhe pse prej shtatorit të vitit të kaluar partia prej nga vjen ai nuk ka marrë pjesë në Kuvend dhe e ka penguar funksionimin normal të tij. /lajmi.net

YouTube player