Hoti: Dialogun me Serbinë do ta udhëheq unë, integriteti territorial i panegociueshëm

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka prezantuar në Akademinë e Shkencave platformën e Qeverisë për dialogun.

Lajme

10/06/2020 13:53

Ai tha se dialogu do të zhvillohet vetëm mbi bazat e kushtetutës së vendit.

“Dialogun e udhëheq kryeministri i vendit. S’do të bëjë garë, sepse kompetencat e mija janë të qarta për procesin e dialogut”, tha Hoti.

Ai tha se integriteti territorial është i panegociueshëm dhe se marrëveshja duhet të jetë në frymën e kushtetutës.

Ai tha se procesi do të jetë transparent, pasi nuk ka asgjë që duhet të zhvillohet mbrapa dyer të mbyllura.

Hoti tha se ka një dakordim me partnerët ndërkombëtarë që të heqin pengesat për dialog, por shtoi se nëse brenda një periudhe kohore nuk arrihet sukses mund të rivendoset reciprociteti.