Hotelet më të pazakonshme në botë

Më poshtë mund të gjeni një listë prej 5 hoteleve më të çuditshëm në botë. Cili prej tyre ju pëlqen më shumë? Shikoni ata dhe shpërndani me miqtë tuaj!

Fun

01/04/2015 20:17

1.Hoteli në dizajn qeni
cc947675ce0ac0c98617f27425843c35_XL
Nëse keni një qen apo i dashuroni kafshët në përgjithësi, atëherë ju definitivisht do të bëheshit një adhurues i këtij hoteli. Forma e hotelit është e këtillë, e cila ju kujton qenët. Dhoma e hotelit është në anën e djathtë e përgatitur për t’i rehatuar 4 njerëz. Këtu vizitorët do të gjejnë një mikrovalë për të përgatitur ushqime të thjeshta, do të gjejnë lojëra dhe libra për ta argëtuar vetën. Në hotel gjendet një kondicioner dhe natyrisht një vend për të bërë dush. Nuk ka televizion dhe nuk përdoret celulari. Dizajnuesi i këtij hoteli është Frances Conklin dhe hoteli rrallë mbetet bosh.

2. Hoteli i tubave
5 Most Unexpectedly Designed Hotels In The World Das Park Hotel
Jeni të mirëpritur për të kaluar një natë apo dy në njërin nga këta tuba në Austri. Mos u shqetësoni, ju do ta dashuroni këtë vend për shkak se është i pajisur dhe i rregulluar në mënyrë të përkryer për të përmbushur nevojat themelore të njeriut, transmeton Lajmi.net. Dizajnerët e këtij hoteli bënë gjithçka të mundshme për t’i bërë tubat e rehatshëm. Megjithatë, çështja është se banjot nuk janë të përfshirë në çmim dhe vizitorët duhet që të paguajnë për përdorimin e tyre. Çdo dhomë është e vogël këtu – vetëm 2 metra katrore, por ka një krevat, energji elektrike dhe kondicioner. Ju gjithashtu mund të përdorni një vend të veçantë për të lënë bagazhin tuaj. Ky hotel i pazakontë ndodhet në Linz.

3. Hoteli ‘CasAnus’
5 Most Unexpectedly Designed Hotels In The World casanus hotel
Lexojeni emrin e hotelit me vëmendje dhe ju lehtë do ta kuptoni se çfarë vendi është ky! Hoteli përket me zorrën e njeriut deri në anus dhe është i vendosur në Belgjikë, Kemzeke dhe ishte dizajnuar nga Joep Van Lieshout. Megjithatë, vizitorët edhe pse ka një pamje të çuditshme nuk i thonë jo këtij hoteli dhe vazhdojnë ta vizitojnë pasi ofron të gjitha ato që një udhëtar ka nevojë.

4. Hoteli “Hobitët”
5 Most Unexpectedly Designed Hotels In The World The Hobbit Motel
Thellë brenda këtij hoteli ju do të qëndroni fëmijë përgjithmonë. Kjo është ajo që krijuesit e këtij hoteli kishin në mend kur vendosën që ta krijojnë atë. Lexoni librat e hobitëve dhe do ta kuptoni plotësisht dhe madje do ta ndjeni atmosferën e vendit. Ky hotel është i vendosur në Zelandë të Re, Woodlyn Park. Aty ka shumë vizitorë gjatë gjithë vitit. Ju do ta kuptoni menjëherë se nga çka janë bërë muret e këtij hoteli dhe do të shihni çatinë e tij të mbuluar me një shtresë të trashë të barit, transmeton Lajmi.net.

5. Hoteli me ‘zero yje’
5 Most Unexpectedly Designed Hotels In The World Null Stern Hotel
Zvicra është një vend i pasur dhe mund të ofrojë qindra hotele me pesë yje. Sidoqoftë, në Appenzellerland, Teufen për të qenë më të saktë, ata kanë një hotel me ‘zero yje’. Hoteli nuk ka dritare pasi që është ndërtuar në një bunker të luftës. Ky krijim nuk shkoi pa u vënë re dhe në vitin 2009 Patrik dhe Frank Riklin, artistët të cilët e krijuan vendin, u propozuan për të fituar çmimin “Mikpritja Botërore”. Ky hotel me zero yje futet në top listën e 100 hoteleve evropianë dhe u ofron vizitorëve mundësinë për t’u zhytur në të kaluarën. Shtretërit, drita dhe mobiliet janë vendosur, por pjesa e brendshme asnjëherë nuk është ndryshuar.