Horror ndërhyrje

Nëse menduat se derbi i Merseyside fundjavën e shkuar ishte i tensionuar, atëherë versioni i tij i skuadrave U-18 e dërgon atë në një tjetër nivel. Pas ndërhyrjes së tmerrshme të Kevin Mirallas ndaj Luis Suarezit të shtunën në barazimin bombastik 3:3 në Goodison Park, ku ai u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, një…

Sport

27/11/2013 20:00

Nëse menduat se derbi i Merseyside fundjavën e shkuar ishte i tensionuar, atëherë versioni i tij i skuadrave U-18 e dërgon atë në një tjetër nivel.

Pas ndërhyrjes së tmerrshme të Kevin Mirallas ndaj Luis Suarezit të shtunën në barazimin bombastik 3:3 në Goodison Park, ku ai u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në përballjen mes rivalëve të qytetit të skuadrave të grupmoshës U-18.

I riu i Evertonit, Joe Williams ‘fluturoi ndaj Ryan Kent të Liverpoolit duke e lënë atë të shtrirë në tokë.

Madje, edhe pse nuk ishte askund afër topit, ai bëri me gjeste se: “E mora topin”. Edhe më i çuditshëm është fakti se ai qëndroi në fushë pasi mori vetëm karton të verdhë.