Horner i Red Bull ‘godet’ Mercedesin: Koncepti i tyre i dobët dhe jo rregullat e FIA ka fajin për performancat

Sport

20/06/2022 19:50

Shefi i skuadrës së Red Bull në Formula 1, Christian Horner i ka dhënë një tjetër goditje skuadrës së Mercedes.

Edicioni 2022 në Formula 1 po sheh një superioritet të ‘Red Bull’ dhe një pamundësi të Mercedes për të kapur ritmin me rivalët.

Mercedes janë ankuar për rregullat e FIA dhe për ‘kërcimet’ e bolidit gjatë pjesëve të drejta, por te Red Bull mendojnë ndryshe.

Christian Horner thotë se faji qëndron te koncepti i Mercedes për bolidin dhe jo te rregullat e FIA.

“Problemi është më shumë me Mercedes. Kjo ka të bëjë me skuadrën. Ata duhet të merren me këtë, nëse nuk afekton tjerët”, ka thënë Horner, transmeton lajmi.net.

“E di se është thënë se edhe pilotët po ankohen. Pilotët tanë nuk janë ankuar asnjëherë për kërcimet. Por, ne nuk kemi pasur probleme. Mendoj se koncepti i tyre është problem dhe jo rregullat”, shtoi shefi i Red Bull.

Red Bull është aktualisht skuadra lidere e kampionatit në nivel konstruksionesh por edhe me pilot, me Max Verstappen.

Mercedes është skuadra e tretë. Ata me W13-ën e tyre duhet të kapin Ferrari, e pastaj Red Bull. /Lajmi.net/