Hollywoodi Kinez
Kina planifikon ta ndërtojë një Hollywood të vetin. Në ceremoninë e hapjes së Oriental Movie Metropolis morën pjesë Nicole Kidman, Leonardo DiCaprio, John Travolta, Kate Beckinsale dhe Catherine Zeta-Jones.

ShowBiz
Kompleksi filmik Oriental Movie Metropolis në qytetin piktoresk Qingdao, në Kinë, është konceptuar si përgjigje e Kinës ndaj Hollywood’it.
Me 20 skena gjigante xhirimi dhe studio nënujore, ky është investim prej 8.2 miliardë dollarëve i pasanikut më të madh kinez, Wang Jianlin.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Nicole Kidman, Leonardo DiCaprio, John Travolta, Kate Beckinsale dhe Catherine Zeta-Jones.
Kidman mori lëvdata për fustanin e saj me dizajne gjethesh, në një kombinim të ndezur të të kuqes dhe të zezës.