Hollande dhe Cameron bashkëpunime intensive kundër ISIS-it

Presidenti francez Francoise Hollande dhe kryeministri britanik David Cameron janë dakorduar për bashkëpunime intensive në luftën kundër ISIS-it.

Bota

05/12/2015 22:08

Hollande në një bisedë telefonike e ka uruar kryeministrin Cameron për atë që ia ka dalë që të marrë pëlqimin në Parlament për bombardimet e caqeve të ISIS-it në Siri, thuhet në deklaratën nga kabineti i Hollande, transmeton AFP.

“Dy liderët janë dakorduar që edhe më tutje të kenë bashkëpunime intensive në luftën kundër ISIS”, thuhet nga Pallati Elize.

Britania e Madhe që është duke kryes sulme ajrore ndaj ISIS në Irak, për herë të parë ka qëlluar caqet e ISIS në Siri të enjten vetëm disa orë pas votimit në Parlament./Kp