Holandë – Angli: Pjesa e parë sheh ‘Tre Luanët’ në finalen e Ligës së Kombeve

Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales spektakolare që po luhet mes Holandës dhe Anglisë.

Sport

06/06/2019 21:34

Edhe pse patëm 45 minuta që treguan disa raste të mira shënimi, ishte vetëm një gol i treguar për spektatorët, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë ndeshje deri më tani e ka shënuar kombëtarja e Anglisë, në minutën e 32’ të takimit.

Ishte sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ai që konkretizoi në gol penalltinë e fituar vet, në duelin me Matthijs De Ligt, shkruan lajmi.net.

Anglia pati edhe një mundësi të mirë në minutën e 40’, por ishte intervenimi i Jasper Cillessen ai që mbajti rezultatin e pandryshuar.

Në pjesën e dytë pritet që të shohim një Holandë më kërkuese, pasi nuk ka se çfarë të humb në këtë fazë ku nuk ka ndeshje kthimi. /Lajmi.net/