Holandë 3:1 Angli – Notat e lojtarëve

Kombëtarja e Holandës është e dyta që ka arritur finalen e Ligës së Kombeve, pas Portugalisë.

Sport

06/06/2019 23:36

Lojtarët e udhëhequr nga Ronald Koeman kanë arritur që të shënojnë fitore kundër Anglisë, me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.

Edhe pse e gjetën vetën në disavantazh, ‘Tulipanët’ ia dolën që të rikthehen, dhe me ndihmën e VAR-it, përmbysën skuadrën e Southgate.

Për Anglinë golin e vetëm në këtë takim e realizoi Marcus Rashfrod, nga pika e bardhë e penalltisë.

Për kombëtaren e Holandës shënuan Matthijs De Ligt, Kyle Walker (autogol) dhe Quincy Promes.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas ‘SofaScore’. /Lajmi.net/