Holanda zbulon shumën që do të dhurojë në Konferencën e Donatorëve për rindërtimin në Shqipëri

Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për të ndihmuar Shqipërinë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.

Lajme

14/02/2020 20:23

Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok i cili përmes një postimi në Twitter shpreh mbështetjen dhe ndihmën konkrete që Holanda dhuron për rindërtimin pas tërmetit 6, 4 ballë në Shqipëri.

“Holanda qëndron në krah të Shqipërisë pas tërmetit dhe do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, – shkroi Blok në Twitter. /Lajmi.net/