Holanda me rezultat bindës mposht Maqedoninë e Veriut

Holanda ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e tretë në fazën e grupeve ndaj Maqedonisë.

Sport

21/06/2021 19:52

Holandezët mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat 0 – 3, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Maqedonia e Veriut gjeti golin, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Memphis Depay zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të bukur nga Malen (24′), gol që ishte i vetmi në pjesën e parë.

Georginio Wijnaldum u asistua në mënyrë të mrekullueshme nga Memphis Depay dhe lehtësisht shënoi për të dyfishuar rezultatin (51′).

Pas vetëm shtatë minutave, një top i kthyer përfundoi sërish te Wijnaldum, që e konkretizoi në gol (58′).

Tutje, Holanda mund të shënonte edhe në disa raste, por iu mungoi goditja finale.

Kësisoj, Holanda kalon në fazën tjetër e pamposhtur me nëntë pikë të tubuara, derisa Maqedonia e mbyll aventurën në “Euro 2020” në fund pa pikë./Lajmi.net/