Holanda fiton me lehtësi ndaj Gjibraltarit, Franca mposht Irlandën

Holanda dhe Franca kanë fituar ndeshjet e sotme me Gjibraltarin, respektivisht Irlandën e Veriut, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian. ‘Tulipanët’ mposhtën me lehtësi 3:0 skuadrën e Gjibraltarit, teksa ‘Gjelat’ mposhtën 1:0 skuadrën e Irlandës, shkruan lajmi.net. Golat për kombëtaren holandeze u shënuan nga Memphis Depay dhe Nathan Ake. Sulmuesi i Atletico…

Sport

27/03/2023 21:41

Holanda dhe Franca kanë fituar ndeshjet e sotme me Gjibraltarin, respektivisht Irlandën e Veriut, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Evropian.

‘Tulipanët’ mposhtën me lehtësi 3:0 skuadrën e Gjibraltarit, teksa ‘Gjelat’ mposhtën 1:0 skuadrën e Irlandës, shkruan lajmi.net.

Golat për kombëtaren holandeze u shënuan nga Memphis Depay dhe Nathan Ake.

Sulmuesi i Atletico Madrid realizoi në minutën e 23’, ndërsa qendërmbrojtësi i Man City shënoi në minutën e 50’ dhe 82’ të ndeshjes.

Që nga minuta e 51’ Gjibraltari mbetën me 10 lojtar, pas përjashtimit me të kuq të Walker.

Me fitoren e sotme Holanda pozicionohen në vendin e tretë në grupin B, me tri pikë. Kurse Gjibraltari pozicionohen në vendin e fundit me zero pikë.

Franca fitoi edhe ndeshjen e dytë të këtij muaji, në rrugëtimin e tyre për një vend në Kampionatin Evropian ‘EURO 2024’.

Benjamin Pavard ishte ai i cili realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Mbrojtësi i djathtë i Bayernit pas një gjuajtje fenomenale, shënoi një supergol në minutën e 50; të ndeshjes.

Franca pas kësaj fitore pozicionohen në vendin e parë të grupit B, me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda kanë zero pikë në vendin e katërt./Lajmi.net/