Holanda fantastike, mposht me përmbysje Irlandën Veriore

Holanda ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi duke mposhtur me përmbysje 3:1 Irlandën e Veriut në kualifikimet për Euro 2020.

Sport

10/10/2019 22:43

Fundi i kësaj ndeshje ishte dramatik, me katër gola të shënuara.

Në minutën e 75’, Josh Magennis befasoi Holandën duke i dhuruar epërsinë Irlandës Veriore, shkruan lajmi.net.

Vendasit nuk u dorëzuan për asnjë moment, dhe në minutën e 81’, Memphis Depay barazoi për 1:1.

Në minutat shtesë, Holanda shënoi edhe dy herë për arkëtimin e tri pikëve.

Frenkie de Jong dhe Memphis Depay, shënuan në minutat shtesë, për fitoren 3:1 të Holandës./Lajmi.net/