Holanda ‘eliminon’ Turqinë

Turqia humbi në shtëpi nga Holanda me rezultat 0-2 dhe humbi shpresat për sigurimin e play-offit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Tulipanët – që e kishin siguruar më herët pjesëmarrjen – u treguan të pamëshirshëm për ekipin e selektorit Fatih Terim të cilin e mposhti dhe e dërgoi jashtë gare, duke e rrëzuar në…

Sport

15/10/2013 20:45

Turqia humbi në shtëpi nga Holanda me rezultat 0-2 dhe humbi shpresat për sigurimin e play-offit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014.

Tulipanët – që e kishin siguruar më herët pjesëmarrjen – u treguan të pamëshirshëm për ekipin e selektorit Fatih Terim të cilin e mposhti dhe e dërgoi jashtë gare, duke e rrëzuar në pozitën e katërt në Grupin D.

Arjen Robben dhe Wesley Sneijder realizuan për fitoren e Holandës që e mbylli ciklin kualifikues me 28 pikë. Nga humbja e Turqisë, përfitoi Rumania që mundi Estoninë 2-0 dhe siguroi play-offin me 19 pikë.

Golat në fitoren e Rumanisë i realizoi Ciprian Marica. Me rezultat identik fitoi edhe Hungaria ndaj Andorrës.