Hoffman shprehet i lumtur me debutimin te Llapi

Steven Hoffman ka bërë një debutim mjaft të mirë me skuadrën e Llapit.

Sport

24/10/2020 22:11

Portieri gjerman ka mbajtur portën e paprekur në ndeshjen e tij të parë me Llapin, duke pritur madje edhe një penallti.

Hoffman ka thënë se ishte ndjenjë shumë e mirë për të sot, si dhe është shprehur i lumtur me tri pikët.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë ndjenjën që pata sot. Tri pikët të shkëlqyera për skuadrën time dhe treguam shpirt luftarak  secili nga ne”, ka thënë Hoffman, përcjell lajmi.net.

“Një penallti e pritur në debutimin tim për të mbajtur portën e paprekur. Faleminderit të gjithëve që më shtynë të kthehem dhe që më motivuan. Ju dua djema”, ishin fjalët e gardianit të Llapit.

Hoffman u transferua këtë edicion te skuadra e Llapit dhe sot regjistroi debutimin. Nëse vazhdon si me paraqitjen e parë, ai do të jetë padyshim në mesin e më të mirëve në Superligën e Kosovës. /Lajmi.net/