Hoeness dëshiron të nis epokën e re te Bayern Munich me Leroy Sane e Kai Havertz

Bayern Munich ka synimet e mëdha për merkaton e verës.

Sport

31/05/2020 08:30

Merkatoja e verës po afron dhe skuadra e Bayern Munich ka gati të gjitha planet për lëvizjet që do të bëjë.

Gjiganti bavarez po interesohet të sjell një brez të ri lojtarësh në skuadër, për të nisur kështu një epokë të re.

Sipas Hoeness, Leroy Sane dhe Kai Havertz do të jenë dyshja ideale për të ndërtuar skuadrën rreth tyre.

“Besoj se jemi në pragun e një brezi relativisht të madh”, ka thënë Uli Hoeness, transmeton lajmi.net.

“Kur mendoj se kemi arritur të vazhdojmë me Manuel Neuer dhe kemi Joshua Kimmich, Niklas Sule, Lewandowski dhe me shpresë edhe David Alaba e Thiago Alcantara, unë shpresoj të kemi edhe Leroy Sane, Kingsley Coman e Serge Gnabry, skuadër kjo e re, me zhvillim të madh”, ka shtuar ai.

“Mund ta imagjinoj, nëse çdo gjë shkon mirë, se një epokë e re po fillon te Bayern Munich. Sigurisht do të donim të kishim edhe Kai Havertz”, ishin fjalët e Hoeness.

Bayern Munich po kalon në një formë tejet të lartë së fundmi, duke qenë tashmë tri pikë larg titullit të kampionit. /Lajmi.net/