Hodhi mbeturina në qytet: Dënohet me “pastrim vendi” dhe 300 euro

Inspektorati i kryeqytetit ka dënuar me 300 euro gjobë personin që u pa duke hedhur mbeturina. Duke marrë parasysh gjendjen e mjerueshme të kontrollit të mbeturinave në qytet, qytetarët vazhdimisht po raportojnë raste të hedhjes së mbeturinave në vende jo-përkatëse, shkruan lajmi.net. Sipas një postimi të Inspektoratit, pas një postimi të një kundërvënësi duke hedhur…

Lajme

13/02/2024 12:23

Inspektorati i kryeqytetit ka dënuar me 300 euro gjobë personin që u pa duke hedhur mbeturina.

Duke marrë parasysh gjendjen e mjerueshme të kontrollit të mbeturinave në qytet, qytetarët vazhdimisht po raportojnë raste të hedhjes së mbeturinave në vende jo-përkatëse, shkruan lajmi.net.

Sipas një postimi të Inspektoratit, pas një postimi të një kundërvënësi duke hedhur mbeturina, përveç dënimit me gjobë që iu është dhënë, ai është detyruar ta pastroj edhe vendin ku i hodhi mbeturinat.

Njëkohësisht, Inspektorati bën apel për hedhjen e mbeturinave në vendet përkatëse. /Lajmi.net/