HIT: Kur kryeministri qorton futbollistin për tatuazhin (Video)

Ndërsa shumica e myslimanëve i konsiderojnë si haram tatuazhet, ato janë mjaft të popullarizuara në Turqi, kryesisht në mesin e të rinjve, te popullsia urbane.

Bota

04/07/2014 21:57

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan qortoi lojtarin e ri Berk Yıldız për tatuazhet në krahun e tij, duke e paralajmëruar atë se mund ta fitojë kancerin e lëkurës. 

Incidenti ndodhi ndërsa Erdogan vizitoi stadiumin e ekipit kombëtar të futbollit në Stamboll, ku ai bisedoi dhe shtërngoi duart lojtarët e rinj. 

Video, e cila qarkulloi nëpër rrjetet sociale tregon një Erdogan të qeshur teksa i thotë lojtarit 18-vjeçar të Galatasaray-it Berk Yildiz: “Çfarë të duhet tatuazhi. Pse e shëmton trupin tënd? Mos u mashtro nga kulturat e huaja. Zoti na ruajt, por edhe mund të marrësh kancerin e lëkurës”. 

Yildiz i premtoi Erdoganit se do ta heq tatuazhin, raporton AFP. 

Qeveria e Erdoganit, e cila është në pushtet për më shumë se një dekadë, ka qenë prej kohësh në qendër të kritikave për shkak të imponimit të vlerave islamike në vend me shumicë myslimane, por zyrtarisht laike. 

Erdogan, një mysliman gruaja dhe vajzat e të cilit janë të mbuluara, ka zemëruar laikët duke miratuar një ligj që ndalon shitjen e alkoolit gjatë natës. 

Publiku është trazuar dhe nga deklaratat e Erdoganit se, që çdo grua në Turqi duhet të ketë tre fëmijë, dhe propozimin e ndalimit të abortit dhe pilulave kundër shtatzënisë. (lajmi.net)