Hit i ri nga Gjiko?

Gjiko ka paralajmëruar një tjetër hit.

ShowBiz

14/12/2019 20:30

Gjiko nuk ka qenë edhe shumë aktiv muajt e fundit sa i përket këngëve të punuara, por reperi ka paralajmëruar se projekti i ardhshëm do jetë hiti i radhës, shkruan lajmi.net.

Ai ndau disa imazhe në Instagram të cilat mendohen të jenë të shkëputura nga klipi i tij i ri, dhe si mbishkrim kishte lënë “Nuhas një mega hit”.

Kujtojmë se kënga e fundit e punuar nga ai është bashkëpunimi me Butën ‘My bro’ një këngë që arriti klikime të kënaqshme në platformën e Youtubes, më shumë se gjashtë milionë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B6EDxMdlovW/