Historike, Prishtina në finale të Ballkan Ligës
Edhe pse është mposhtur në udhëtim te Kozhuvi me rezultat 86:80, fitorja e lartë që ka arritur Prishtina në ndeshjen e zhvilluar para një jave në kryeqytet, ka bërë që ajo të kualifikohet në finalen e Ballkan Ligës, që është një gjë historike për basketbollin kosovar.
Sport
Çereku i parë
Periudha e parë e ndeshjes ishte e dominuar në fillim nga Kozhuvi, por ishin prishtinasit të cilët u rikthyen epërsinë e krijuar nga Kozhuvi.
Sigal Prishtina ka arritur që të rikthehet duke barazuar fillimisht rezultatin në 23:23, për të kaluar më pas në epërsi 26:23, dy minuta pa përfunduar ndeshja.
Deri në fund kryeqytetasit arritën që të shkonin në pushim me rezultat 26:25
Çereku i dytë
Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar ku të dy skuadrat tregoheshin të kujdesshme.
Basketbollistët e Kozhuvit mundoheshin kryesisht të rritin epërsin e tyre por një gjë të tillë nuk e lejuan lojtarët prishtinas të cilët arritën fillimisht të barazonin rezultatin 45:45.
Fundi i pjesës së parë tregonte rezultat 47:45, në favor të Kozhuvit.
Çereku i tretë
Periudhën e tretë më mirë e nisën lojtarët e Kozhuvit të cilët arritën të rrisin epërsinë e tyre me rezultat 54:46, fal gabimeve të shumta të bëra nga lojtarët kryeqytetas.
Por në minutat në vazhdim Edin Bavqiq dhe Dardan Berisha ishin basketbollistët në këtë periudhë duke barazuar fillimisht rezultatin në 63:63.
Deri në fund të periudhë së tretë Kozhuv shkoj në epërsi me rezultat 73:66.
Çereku i katërt
Sigal Prishtina shkruan historinë duke arritur që të kualifikohen në finale të Ligës Ballkanike, edhe përkundër humbjes në ndeshjen e dytë ndaj Kozhuvit me rezultat 86:80, transmeton gazetaolle.
Në ndeshjen e parë kryeqytetasit kishin arritur fitore me plus 24 pikë dallim duke bërë kështu që fal fitores në kryeqytet të kalojnë në finale.