Historike për Dritën e Gjilanit, debuton në Evropë ndaj Santa Colomas

Paraeliminatoret zhvillohen në formën e një miniturneu, pra me një takim të vetëm.

Sport

26/06/2018 09:43

Ditë historikë për skuadrën e elitës së futbollit kosovar, Drita e Gjilanit.

Kampionët në fuqi të Vala Superligës do të debutojnë sot në orën 17:00, në Championsin League, përballë ekipit nga Andorra, Santa Coloma.

Ky takim, i vlefshëm për paraeliminatoret e Championsit do të zhvillohet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit.

Sipas formatit të ri të miratuar nga UEFA, paraeliminatoret zhvillohen në formën e një miniturneu, pra me një takim të vetëm.

Nëse Drita arrin ta mposhtë Santa Coloman, në finale do të përballet me fituesin e çfitit La Fiorita (San Marino) – Lincoln Red Imps (Gjibraltar).