Historike: Finale kosovare në Kampionatin Europian të xhudos

Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, që të tria janë kualifikuar për finalen e Kampionatit Europian në xhudo që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Sport

10/10/2015 17:09

Ajo që është më interesantja në këtë ngjarje është se finalja e kësaj gare do të zhvillohet në mes të Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, raporton Koha.net.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i klubit “Ippon” të xhudos, Driton Kuka.

Ai ka sqaruar se Nora Gjakova në finale do të ndeshet kundër zviceranes Kocher.

“Krenar me Juve… Heroinat moderne të Shtetit dhe Kombit tim”, ka thënë Kuka.

Edhe faqja Judoinside.com në Twitter ka shkruar se “do të shohim një finale krejtësisht kosovare për herë të parë në histori. Majlinda Kelmendi vs Distria Krasniqi #EJOpen #U52”