Historike: 16 vjeçari shënon në Serie A (VIDEO)
Ka ardhur një rekord i ri në futbollin italian, Serie A.
Sport
Është sulmuesi i talentuar italian, Pietro Pellegri, i cili ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj Romës.
Sulmuesi i Genoas me këtë gol hyn edhe në histori të Serie A si futbollisti i parë i lindur më 2001 që ka shënuar gol dhe me këtë rast edhe lojtari më i ri që ka lindur në shekullin XXI dhe ka realizuar gol.
Pellegri është i lindur 17 mars të vitit 2001, ndërsa goli i tij erdhi në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të Darko Lazovic.
Deri më tani futbollisti më i ri që ka shënuar gol ishte talenti i Juventusit, Moise Kean, i cili shënoi në ndeshje ndaj Bolognas, e fituar me rezultat 2-1.