Historianët kundërshtojnë idenë e Vuçiqit (Video)
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk do të heq dorë nga ideja e një dite të përbashkët përkujtimore për viktimat e të gjitha luftërave të ish-Jugosllavisë.

Lajme
Ai ka thënë se ndihet krenar për këtë iniciativë edhe pse propozimi nuk është përkrahur nga liderët e tjerë ballkanikë.
Këta të fundit kanë thënë se propozimi i Vuçiqit tenton të barazojë dhunën dhe represionin e shkaktuar nga shteti i Serbisë.
E, kundër kësaj ideje kanë dalë edhe historianët e njohur të Kosovës. Historiani Hakif Bajrami ka thënë se Vuçiqi nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë një datë të përbashkët, por atë po bën për konsum të jashtëm. /Gazeta Tribuna
