Historianët e Deçanit nderojnë shefin e diplomacisë shqiptare

Një delegacion i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan, është pritur të enjten nga Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Lajme

11/09/2014 20:17

Në një njoftim për media nga LHK “Ali Hadri”, thuhet se pas një takimi mjaft miqësor,  kryetari i kësah dege të LHK, Selim Lokaj ia dorëzoi Bushatit dekoratën “Anëtar Nderi i LHK Ali Hadri.

Ministri Bushati falënderoi historianët e Deçani, duke thënë së është nder i madh për të dhe se ndjehet krenar që nga sot do të mbajë me nder titullin “Anëtar Nderi i LHK Ali Hadri, dega në Deçan”.