Historianët e Deçanit akuzojnë rëndë Kurtin dhe VV-në lidhur me shkarkimin e Jabllanoviqit
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, nëpërmjet një deklarate për media reagoi ashpër kundër ish kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij për shkarkimin e ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq.

Lajme
Ata nuk e mohojnë presionin e Vetëvendosjes mbi Qeverinë për ta shkarkuar Jabllanoviqin, por dëshirojnë që t’i rikujtojnë Albin Kurtit se ishin këta të parët që e patën kërkuar shkarkimin në fjalë.
Ja letra e plotë e tyre:
LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, i rikujton ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, se ishte pikërisht Kryesia e LHK “Ali Hadri”dega në Deçan, e cila me së shumit është angazhuar në shkarkimin e ish Ministrit Jabllanoviq.
Për hir të opinionit, po i rikujtojmë ish Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, ka qenë i vetmi subjekt në Kosovë, i cili ka dërguar letër në Zyrën e Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e ish-ministrit Jabllanoviq. Kërkesa e jonë për shkarkimin e Jabllanoviqit është dorëzuar më 12 janar 2015.
Po ashtu, publiku i jonë është i njohur edhe për reagimin që e kemi bërë kundër deklaratës së ish Ministrit Jabllanoviq dhe letrën e hapur drejtuar Kryeministrit Akademik Isa Mustafa me 14 janar 2014, ku prapë është kërkuar shkarkimi ish Ministrit Jabllanoviq.
Është shumë e vërtetë se Lëvizja Vetëvendosje, e ka keq përdorur presionin e ardhur nga qytetarët dhe organizatat e tjera, duke bërë vandalizëm mbi institucionet tona.
Është shumë turpërues se ish Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit gënjen në opinion.