Historia pas kësaj foto prekëse do ju emocionojë

Njihuni me Valerie Parrott dhe qenin e saj shërbëtor, Bella.

Fun

18/01/2016 04:46

Kjo dyshe po ngroh zemrat e përdoruesve të internetit gjithandej, pasi që momenti kur Bella e qetëson Parrott në ditën e saj të martesës është bërë nga fotot më të shpërndara në rrjetet sociale.

Parrott është martuar me burrin e saj, Andrew, më 9 janar, shkruan lajmi.net.

Parrott ka shpesh çregullime me ankthe dhe Bella është e trajnuar që ta paralajmërojë atë kur këto çregullime janë në nivel të lartë.

Qeni pastaj e qetëson duke ia lëpirë dorën ose duke u mbështetur në të.

Fotoja teksa Bella e ndihmon Parrott që të qetësohet menjëherë para martesës është postuar në webfaqen Imgur pak pas martesës dhe deri më sot është parë më se 2 milionë herë, transmeton lajmi.net.

Bella, mes tjerash i ka bërë shoqëri nuses edhe në ecjen e saj drejt altarit.

qeni1

Edhe qeni tjetër i çiftit, Henry, është përfshirë në këtë dasëm. /lajmi.net

qeni2

qeni3 qeni5 qeni4