Historia interesante e Francis Ngannou, nga një i pastrehë që tani është Kampion i UFC “Heavyweight”

Francis Ngannou ka një histori interesante të karrierës së tij.

Sport

01/04/2021 20:40

Ngannou arriti ta nokautojë kampionin Stipe Miocic vetëm pas 52 sekondash në raundin e dytë.

Ndeshja përfundoi menjëherë, por pas xhirimeve të përsëritura shihet “egërsia” e nokautit të dhënë nga ai, shkruan lajmi.net.

Por histori a kamerunasit është e gjatë. Ai fillimisht ishte detyruar të punojë në gurthyes deri në moshën 17 vjeçare në mënyrë që të siguronte ushqim për familjen e tij.

Pastaj, ai vendosi të largohej nga Kameruni, fillimisht shkoi në Spanjë ku u arrestua për hyrje të paligjshme.

Pas Spanjës, ai shkoi në Paris ku nuk kishte asnjë para me vete. Ngannou filloi stërvitjet me trajnerin Didier Carmont në vitin 2013.

Fillmisht filloi të stërvitej për boks, por më pas kaloi në arte marciale, ku dhe zhvilloi luftën e parë në po atë vit.

Nënshkroi kontratë me gjigantin amerikan të arteve marciale “UFC” dhe në vitin 2021 mposhti Stipe Miocic duke u bërë Kampion i “Heavyweight” apo i peshave të rënda në kuadër të UFC.

Ngannou triumfoi pas dy raundesh në kuadër të UFC 260.

Tani Francis Ngannou është kampioni i ri i botës në “Heavyweight” në kuadër të UFC./Lajmi.net/