Historia e veçantë e Diego Armando Maradonas, kokaina – dashuria e tij e vetme

Diego Armando Maradona dhe kokaina shkojnë së bashku si qershia mbi tortë. Tashmë nuk është diçka që duhet të fshihet, pasi argjentinas ka konsumuar e vazhdon të konsumojë narkotikë.

Sport

16/06/2019 19:36

Në vijim të dokumentarit të ri “Simply Maradona”, që tregon jetën dhe karrierën e njërit nga lojtarët më të talentuar të futbollit dhe karakterit shumëngjyrësh, Miguel Delaney i Independent ka zbuluar se ‘El Diego’ kishte një “program fizik”, si askush tjetër kur ishte 27 vjeç në vitin 1988.

Ai fitoi me Napolin Scudetton në sezonin 1989/90 dhe Superkupën e Italisë, ndërsa nuk dështonte në testet e drogës, raporton lajmi.net.

Duke folur për Tyc Sports në Argjentinë në vitin 2014, ai tha: “I dhashë kundërshtarët tim një avantazh të madh për shkak të sëmundjes sime. A e dini se çfarë lojtari do isha nëse nuk do konsumoja kokainë?”

”Unë jam 53 vjeçar dhe jam duke shkuar drejt 78-ave sepse jeta ime nuk ka qenë normale. Kam jetuar 80 vjet me jetën që kam kaluar”, ka thënë Maradona asokohe.

Gjërat do shkonin keq për Maradonën. Marrëdhënia e tij me mafian dhe autoritetet italiane u përkeqësua pasi ai ndihmoi Argjentinën të eliminonte Italinë nga Kampionati Botëror 1990 dhe atij iu dha një ndalim 15-mujor pasi doli pozitiv në testet për kokainë në vitin 1991.

Më pas, gjërat e këqija vijuan për të kur u arrestua në shtëpi në Buenos Aires për posedim të gjysmë kilogram kokaine dhe duke marrë një dënim me kusht 14 muaj.

”Programi fizik” i Maradonas ishte të konsumonte drogë çdo ditë, ndërsa kur ishte koha e ndeshjes – ai konsumonte vetëm pas përfundimit të takimit apo vetëm kështu pretendohet të jetë. /Lajmi.net/