Historia e Mendy, që dikur kishte probleme në të ecur, dhe tani prezantohet te Reali

Ferland Mendy është transferimi më i ri i Real Madridit.

Sport

12/06/2019 22:21

‘Los Blancos’ kanë arritur marrëveshje me Lyon, për transferimin në ‘Santiago Bernabeu’ të mbrojtësit të majtë, që do të sfidojë Marcelon.

Historia e Mendy është histori e veçantë, një rrëfim mos dorëzimi, që në fund ka sjellë një shpërblim të madh për lojtarin.

Në moshën 15 vjeçare, Mendy iu desh të mësonte për të ecur sërish, pas problemeve në këmbët e tij. Dy vite më vonë, ai u largua nga PSG, për të vazhduar karrierën në ligën e katërt të futbollit në Francë.

Në moshën 20 vjeçare, regjistroi debutimin profesional te La Havre.

Dhe për të mbyllur këtë rrugëtim të suksesshëm, francezi në moshën 24 vjeçare u zyrtarizua lojtar i Real Madridit./Lajmi.net/