Historia e këngës ‘Shumë pis’ nga Era Istrefi

Era Istrefi ka treguar për këngën që e ka shkruar para katër viteve, tashmë hitin ‘Shumë pis’.

ShowBiz

12/07/2015 13:43

‘Shumë pis’ është kënga e parë e shkruar me tekst dhe melodi nga artistja Era Istrefi, por vetëm tani e ka pasur fatin të lansohet, transmeton Lajmi.net.

Vetë Era ka treguar për Prive që kënga në fillim ka qenë në plan të bëhet me një artist italian, por nuk është përshtatë mirë dhe gjithë plani ka dështuar.

Më pas është provuar me Sajk N Fatal por tani përfundimisht Erës i është dukur që me Ledrin ka dalë më së miri dhe është fat që kënga nuk është lansuar deri tani.

Kënga patjetër që menjëherë është shëndrruar në hit e, edhepse krijimi i këngës perfekte ka marrë katër vite, videoklipi që mund të jetë më i shikuari i kësaj vere ka marrë vetëm dy ditë për t’u përfunduar.(Lajmi.net)