Historia e dhimbshme e 40-vjeçarit nga Gjilani: Ëndërronte majat e futbollit si gjyqtar, por rrethanat e jetës ia pamundësuan atë

Gëzim Maloku, 40-vjeçari nga Gjilani kishte një ëndërr nga fëmijëria, por që nuk iu realizua për shumë arsye. Ëndrra e tij ishte ndarja e drejtësisë në ndeshjet e rangut të lart të futbollit. Gjendja e rënduar ekonomike, vështirësitë me shendetin dhe gjerat tjera që ia solli jeta ia pamundësuan vazhdimësinë si gjyqtar. Përkundër kësaj, ai…

Sport

09/06/2023 20:44

Gëzim Maloku, 40-vjeçari nga Gjilani kishte një ëndërr nga fëmijëria, por që nuk iu realizua për shumë arsye.

Ëndrra e tij ishte ndarja e drejtësisë në ndeshjet e rangut të lart të futbollit.

Gjendja e rënduar ekonomike, vështirësitë me shendetin dhe gjerat tjera që ia solli jeta ia pamundësuan vazhdimësinë si gjyqtar.

Përkundër kësaj, ai vazhdon të mbajë veshur fanellat e një gjyqtari, kartonët dhe shumëcka tjetër që lidhet me këtë profesion.

Gëzimi një pjesë të kohës e kalon tek fusha e sportit të shkollës fillore “Selami Hallaci” në Gjilan, e cila është afër shtëpisë së tij, duke ndarë drejtësinë në ndeshjet e ekipeve të shkollës.

Gëzimi pas vdekjes së prindërve jeton i vetëm. Përvec vetmisë, ai përballet me gjendje aspak të mirë ekonomike. Ai merr vetëm 100 euro ndihmë invalidore nga shteti.

Atij i dalin në ndihmë shokët, banorët e lagjes Dardania por që ka nevojë edhe për njerëz vullnetmirë që t’i rregullojnë edhe shtëpinë e cila nuk i plotëson kushtet më të mira elementare.

Kronikën e plotë të lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/